LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari-Lila, rikandidon për kryetare të Gjakovës

Mimoza Kusari-Lila, rikandidon për kryetare të Gjakovës

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar  se do të jetë kandidate për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

E ftuar në ATV Kusari-Lila është shprehur se ‘pavarësisht sa lart ngjitet në pozita, ajo asnjëherë nuk mund t’ia kthejë shpinën Gjakovës, dhe se si “ushtare e devotshme”, nuk mund ta mohojë thirrjen që po pretendon se po i bëhet.’

“Gjakovës asnjëherë nuk mund t’ia kthej shpinën, pa marrë parasysh sa lart ngjitem. Kur me vjen thirrja për Gjakovën i lë krejt. Më duket vetja si në ushtri të reagimit të shpejtë, të thërrasin diku duhet të shkojë shpejt. Mua thirrja më ka ardhur, e unë si ushtare e devotshme për Gjakovën, natyrisht se nuk mundem me mohu një thirrje të tillë dhe besoj që shumë shpejt ne mundemi ta bëjmë publike që Gjakova nuk mbetet pa përkushtimin e njerëzve të vet,” – u shpreh ajo.


Kujtojmë se Kusari-Lila ka mbajtur pozitën e kryetares së Gjakovës nga viti 2013-të deri më 2017-të, për t’u mundur më pas në zgjedhjet lokale të viti 2018-të nga kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ky i fundit është prezantuar zyrtarisht nga AAK-ja si kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet lokale 2021.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori