Avokati i ish-kreut të Sigurimit serb të Shtetit Franko Simatoviq u shpreh se Sllobodan Millosheviqi s’mund të kishte qenë lideri i një sipërmarrjeje kriminale serbe në Bosnjë dhe Kroaci, sepse ai pranoi një plan ndërkombëtar paqeje.
Presidenti serb Sllobodan Millosheviq u përpoq t’i detyronte autoritetet në rajonin e Republikës Srpska që të pranonin një plan ndërkombëtar paqeje në pranverën e vitit 1993, edhe pse kjo nënkuptonte se serbët do të duhej të kthenin një të tretën e territoreve që kishin zënë, tha të enjten në Mekanizmin për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë avokati mbrojtës i Franko Simatoviq, Vladimir Petroviq.
“Plani praktikisht parashikonte zhdukjen e Republikës Srpska”, sugjeroi Petroviq, duke shtuar se autoritetet e Beogradit anuluan të gjitha llojet e ndihmës, përveç ndihmës humanitare, kur serbët e Bosnjës refuzuan ta pranonin marrëveshjen.
Dëshmitari i prokurorisë John Wilson, kreu i vëzhguesve ushtarakë të Kombeve të Bashkuara në vitet 1992 dhe 1993, pranoi se në pranverën e vitit 1993 Millosheviqi përkrahu pranimin e planit të paqes të hartuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Cyrus Vance dhe përfaqësuesi i BE-së Lord Owen të cilin lidershipi i Republikës Srpska e refuzoi.
Millosheviqi gjithashtu “siguroi” pranimin e planit të paqes nga serbët rebelë të Kroacisë në rajonin e Krajinës së Kninit të Kroacisë, tha Wilson.
Ai tha se pretendimi i avokatit mbrojtës të Simatoviqit se plani Vance-Owen nuk parashikoi ndryshime në kufijtë e Kroacisë dhe Bosnjës ishte e saktë.
Por mbrojtja e Simatoviqit refuzoi pretendimet e Wilson mbi spastrimin etnik nga paraushtarakët serbë në Bosnjë në pranverën e vitit 1992, duke thënë se ato vinin nga një media e njëanshme.
Wilson u përgjigj duke thënë se ai i merrte për të mirëqena raportet e publikuara nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare, por se i kishte verifikuar ato me informacione që i siguroi nga personeli i Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara si edhe nga organizata të tjera.
Sipas akuzave kundër Stanishiqit, ish-shefi i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë (SDB) dhe ndihmësi i tij Franko Simatoviq, i njohur ndryshe si Frenki, Millosheviqi udhëhoqi një sipërmarrje të përbashkët kriminale që synonte largimin me forcë dhe në mënyrë të përhershme të kroatëve dhe myslimanëve nga pjesë të mëdha të Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës për të arritur një donimin serb.
Aktakuza pretendon se sipërmarrja kriminale e Millosheviqit u vu në zbatim nga Stanishiqi dhe Simatoviqi nëpërmjet SDB-së serbe.
Stanishiq dhe ish-ndihmësi i tij Franko Simatoviq, po gjykohen për persekutim, vrasje, dëbime dhe zhvendosje të dhunshme të civilëve kroatë dhe boshnjakë gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Stanishiq dhe Simatoviq deklaruan të dy se ishin të pafajshëm në dhjetor të vitit të kaluar pasi apeli në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë rrëzoi vendimin e mëparshëm për lirimin e tyre nga akuzat.
Gjykata vendosi më 15 dhjetor se kishte gabime serioze ligjore dhe faktike kur Stanishiq dhe Simatoviq u liruan fillimisht nga akuzat për krime lufte në vitin 2013.
Ajo urdhëroi që çështja të rigjykohej dhe të gjitha provat dhe dëshmitarët të ridëgjoheshin plotësisht nga gjyqtarët e rinj.
Mbrojta do ta përfundojë marrjen në pyetje të Wilsonit të martën, transmeton Birn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës