LAJMI I FUNDIT:

Millanov: OBRM-PDUKM hakmerret ndaj qytetarëve të Shtipit

Millanov: OBRM-PDUKM hakmerret ndaj qytetarëve të Shtipit

Në dhjetë ditët e fundit doli në pah paaftësia e autoriteteve lokale dhe personave përgjegjës në Ndërmarrjet publike, kur është fjala për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. Qeveria lokale e udhëhequr nga OBRM-PDUKM përpiqen për të manipuluar me popullin e tyre, duke pretenduar se ata kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, ku edhe pas dhjetë ditëve rrugët nuk janë të pastruara nga dëbora, tha sot para medias Jane Millanov, këshilltar i LSDM-së dhe koalicionit në Këshillin e Komunës së Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kjo sikurse të mos ishte e mjaftueshme, kështu që qeveria lokale dhe drejtori i NP Isar, Angell Bojaxhiev vendosi të futë kufizime të ujit në temperaturat e ulëta si -20 gradë. 70% e popullsisë në Shtip tashmë janë lënë pa ujë të pijshëm, pavarësisht acarimin e kushteve tashmë të padurueshme në të cilën ato janë të vendosura.

Kjo qasje joserioze e autoriteteve lokale ndaj problemeve reale me të cilat ballafaqohen qytetarët hap dyshim se kjo është mënyra e tyre e hakmarrjes për qytetarët nga Shtipi, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan më 11 dhjetor, qytetarët thanë pa mëdyshje se kërkojnë ndryshime. Qytetarët zgjodhën një plan për jetë’, tha Millanov. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Kalo në kategori