Njëri prej tyre e ka në dorë letërnjoftimin e një shtetasi të Kosovës. Siç ka raportuar javë më parë KTV-ja, Kujtim Xheladini, pjesë e ISIS-it, është vrarë në një sulm në qytetin Baiji në Irak. Trupi i tij besohet se rri i shtrirë bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të ISIS-it, teksa militanantët e Asaib Alh al Haq e inspektojnë vendin e fitores.


Familja e Xheladinit i kishte thënë KTV-së në atë kohë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur me djalin e tyre.

Edhe një pjesëtar turk i ISIS-it kishte mbetur i vdekur në sulmin e njëjtë.

Asaib Ahl al-Haq është një grup militant Shiit, më aktivi në terren në luftën kundër ISIS-it. Ky grup e ka përkrahjen zyrtare të Republikës Islamike të Iranit. Udhëheqës i grupit është Qais al-Khazali, i cili ka thënë së fundi se fushata e SHBA-ve kundër ISIS-it është joefektive dhe kjo, sipas tij, për shkak të agjendës amerikane për të rivizatuar kufijtë në Lindjen e Mesme.

Edhe pse armiku është i përbashkët, SHBA-ja nuk ka bashkëpunim me këtë grup militant: më aktivi në terren kundër ISIS-it

. Raportet e Departamentit të Shtetit tregojnë se së paku 20 kosovarë që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS janë vrarë në Siri dhe Irak. Atje besohet se ende luftojnë rreth 200 të tjerë.