”Të burgosurit kanë mbërritur shëndoshë e mirë në duart tona”, deklaroi Husamettin Zemerlioglu, një politikan kurd.

Kjo lëvizje shihet si një shenjë inkuruajuese, drejt fundit të konfliktit 30-vjeçar midis Ankarasë zyrtare dhe PKK-së, një organizatë separatiste, që lufton për krijimin e një shteti kurdi, transmeton TCH.


Muajin e shkuar, udhëheqësi historik i PKK-së, organizatë e konsideruar si terroriste nga Turqia, BE dhe SHBA, Abdullah Ocalan, bëri një thirrje për këmbimin e të gjithë pengjeve që mbahen të izoluar nga të dyja palët.

Zëvendësministri i Turqisë, Besir Atalay, e mirëpriti lirimin, duke e konsideruar si një shenjë të “vullnetit të mirë”.

”Procesi i paqes është duke ecur në rrugën e duhur. Ka një mbështetje publike, pritshmëri dhe shpresë”, deklaroi Atalay. /Telegrafi/