Miley Cyrus duket se po ndjek hapat e Harry Styles.

Gucci shpalli këngëtaren 28-vjeçare si fytyrën e re të parfumit Flora Gorgeous Gardenia me një fushatë reklame të magjishme.


Ajo u shfaq me prerjen tashmë të njohur që e karakterizon ndërsa kapte një trëndafil dhe i jepte një puthje kamerës me manikyrën e saj të zi të errët dhe unazat fillestare "M" dhe "C".

miley cyrus rings

Unazat janë një element kryesor për markën luksoze të modës dhe kushtojnë 470 dollarë secila për versionin e gdhendur në argjend të parë te Cyrus.

Fansat do të njohin bizhuteri, të cilat shpesh vendosen nga kolegu këngëtarë dhe bashkëpunëtor i Gucci, Harry Styles.

harry styles rings

Sidoqoftë, artisti preferon një version të thjeshtë prej ari të inicialeve të tij, të cilat i mban gati kudo që shkon, duke përfshirë tapetat e kuq dhe shfaqjet si "Grammy 2021". /Telegrafi/