LAJMI I FUNDIT:

Milevski: Të gjitha bllokadat përfunduan me tërheqjen e opozitës

Milevski: Të gjitha bllokadat përfunduan me tërheqjen e opozitës

Vetë bllokada nuk do të thotë domosdoshmërisht provokim i zgjedhjeve të reja. Këto bllokada nuk janë as të panjohura dhe as inovative. Tashmë janë parë dhe të gjitha kanë përfunduar me tërheqjen e opozitës nga bllokadat dhe normalizimin e punës së Kuvendit, ka thënë në një intervistë për “Lokalno”, lideri i PLD-së, Goran Milevski, lidhur me bllokadën e paralajmëruar të Kuvendit nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai thotë se qytetarët i zgjedhin deputetët që të punojnë dhe të zgjidhin problemet dhe jo të bllokojnë veten e tyre që të jenë krijues të problemeve.

“Koha do të tregojë se kjo bllokadë nuk do të sjellë asnjë pikë pozitive për opozitën, vetëm do të acarojë qytetarët. Por është vendim dhe vlerësim i tyre demokratik”, nënvizon kreu i PLD-së.


Milevski është i mendimit se zgjedhjet organizohen çdo 4 vjet dhe kështu aktorët politikë duhet të përshtaten me politikat, planet dhe projektet e qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori