LAJMI I FUNDIT:

Milani pritet të vazhdojë edhe një vit me Piolin

Milani pritet të vazhdojë edhe një vit me Piolin

Milani mund të shtyjë ndryshimet e propozuara në krye të skuadrës dhe të vazhdojë edhe më tej me trajnerin Stefano Pioli.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli ka bindur se ai mund të jetë njeriu që do të çojë përpara kuqezinjtë pas krizës aktuale.

Ky medium thekson se marrëdhënia e tij me Zlatan Ibrahimovicin mund të përdoret për të bindur reprezentuesin e Suedisë që të mbetet në këtë klub.


Rangnick e pranon: Kam pasur bisedime me Milanin, por nuk kemi shkuar aq larg
Lexo po ashtu Rangnick e pranon: Kam pasur bisedime me Milanin, por nuk kemi shkuar aq larg

Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit nën urdhrat e Marco Giampaolo, trajneri aktual ka përmirësuar rezultatet në San Siro, duke filluar me riparimin e pjesës së prapme.

Duke pasur parasysh krizën aktuale në futboll dhe pasojat financiare të coronavirusit, Pioli pritet të mbetet në krye të detyrës te Rossonerët.

Milani mund të zgjedhë të shtyjë revolucionin e propozuar dhe trajneri aktual ka një shans të madh për t’iu dhënë një vit tjetër në krye, me një buxhet që mund të ishte më i ulët se sa pritej në fillim.

Pioli mori përsipër ekipin në tetor dhe e ardhmja e tij ka qenë e pasigurt me raportet në lidhje me kontaktin midis drejtorit Ivan Gazidis dhe Ralf Rangnick, duke çuar në largimin e drejtorit sportiv Zvonimir Boban. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori