Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas.

Vendasit ishin më të mirë, por nuk arritën të tregohen konkret para portës kundërshtare.


GettyImages 864990474 Foto: Getty Images

Fabio Borini gjuajti rrezikshëm në minutë e gjashtë, por Mattia Perin bëri një pritje të bukur.

Në minutën 25-të vendasit mbetën me një lojtar më pak, kjo pasi Leonardo Bonucci u ndëshkua me karton të kuq.

GettyImages 865004408 Foto: Getty Images

Në kohën shtesë të pjesës së parë Luca Rigoni gjuajti bukur, por Gianluigi Donnarumma nuk lejoji që rrjetat të tundën.

Në pjesën e dytë Andrea Bertolacci rrezikoi në minutën e 56-të, kurse Suso në minutën e 75-të.

GettyImages 864990486 Foto: Getty Images

Pas këtij barazimi Milani bie në pozitën e 11-të me 13 pikë, kurse Genoa ngjitet në vendin e 16-të me gjashtë pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Chievos, kurse Genoa kundër Napolit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ACMilanTalk1/status/922096922839736320

telegrafi sport app