Milani ndalet me barazim në shtëpi nga Genoa

Milan ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Genoas në kuadër të javës së 16-të në Serie A. Në pjesën e parë pati një dominim total të ‘Rossonerëve’, por ata shpërdoruan një mori rastesh duke mos arritur ta gjejnë golin e avantazhit. I pari që rrezikoi për vendasit ishte Emerson Royal (8’) të cilit iu mohua goli nga portieri mysafir Nicola Leali. Golit iu afrua edhe Tammy Abraham i cili në minutën e 13-të bëri një gjuajtje të rrezikshme e cila përfundoi afër shtyllës së majtë.

Në pjesën e dytë në rast shënimi doli sërish Royal (46’) i cili bëri një gjuajtje me kokë në drejtim të portës, e cila u prit me shumë mund nga Leali. Shumë afër golit ishte edhe Alvaro Morata i cili në minutën e 79-të ishte i pafat pasi gjuajtja e tij u ndal nga shtylla. Pas këtij barazimi Milani shkon në kuotën e 23 pikëve të grumbulluara dhe mban pozitën e tetë në tabelë./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































