LAJMI I FUNDIT:

Milani merr fitore bindëse ndaj Monzas, vazhdon me presion ndaj Napolit

Milani merr fitore bindëse ndaj Monzas, vazhdon me presion ndaj Napolit

Milani ka fituar 4-1 ndaj Monzas në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Brahim Diaz, me portierin Ciprian Tatarusanu që ishte asistuesi.

Spanjolli nuk u ndal me gola dhe shënoi edhe të dytin për Milanin, tani në minutën e 41-të, me Divock Origin që ishte në rolin e asistuesit.


Në 45 minutat e dytë, lojtarët e Stefano Piolit ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera, por pranuan një gol.

Ishte Origi (65’), ai që e shënoi golin e tretë për Milanin, ndërsa Junior Messias ishte asistuesi.

Monza nuk u dorëzua edhe pas pranimit të tre golave, derisa arriti të ngushtonte epërsinë në 3-1 me golin e Filippo Ranocchia që u shënua në minutën e 70-të.

Mirëpo, vendasit nuk lejuan befasi dhe shënuan edhe golin e katërt me anë të Rafael Leaos (84′), me Theo Hernandez që ishte asistuesi.

Me këtë fitore, Milani gjendet në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Napoli me një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 12-të, kampioni në fuqi takohet me Torinon. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori