Milani i ka propozuar një kontratë të re sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, sipas mediave italiane. 

Raportimet shkruajnë se kuqezinjtë i kanë propozuar suedezit 38-vjeçar një kontratë për një vjet me vlerë mbi 6 milionë euro.


Tani i takon suedezit të vendosë nëse dëshiron të rinovojë me klubin, të dalë në pension apo të gjejë një tjetër klub.

ibra 2

Lojtari e ka ndihmuar klubin milanez të kthejë formën, duke i ndihmuar ata të ngjiten në vendin e 7-të në kampionat, pas 25 ndeshjeve.

Ibrahimovic ka bërë nëntë paraqitje në të gjitha garat, duke luajtur për gjithsej 720 minuta deri më tani këtë sezon.

ibra 1 1

Ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim, përfshirë një gol kundër rivalëve të Interit.

Ibrahimovic është vlerësuar se ka sjell një personalitet të fortë në dhomën e zhveshjes, duke ndihmuar lojtarët më të rinj me përvojën e tij. /Telegrafi/