Site icon Telegrafi

Milan ka dy alternativa në dispozicion për ta zëvendësuar Bennacer pas lëndimit të rëndë

Milani mund t’i promovojë në ekipin e parë dyshen Silvano Vos dhe Kevin Zeroli për të mbuluar boshllëkun që ka lënë në mesfushë i lënduari Ismael Bennacer, sipas raportimeve të fundit.

Bennacer u lëndua gjatë angazhimit me kombëtaren e Algjerisë dhe pritet të mbetet jashtë fushave për tre deri në katër muaj.

‘Rossonerët’ nuk kanë për synim që të rikthehen sërish në tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e tij, ndonëse objektivi i tyre Adrien Rabiot është ende në dispozicion.

Në vend të kësaj, ata do të synojë që t’i promovojnë dy kandidatë të cilët tash e sa kohë po presin një mundësi në ekipin e parë.

 

Gazzetta dello Sport sugjeron se Vos ka shumë mundësi që të paraqitet për ekipin e parë të Paulo Fonsecas në një të ardhme të afërt.

Ish-yllli i Ajaxit iu bashkua Milanit gjatë fundit të afatit kalimtar veror dhe së fundmi kishte bërë debutimin në Serie C me Milan Futuro, duke u futur nga banka rezervë në barazimin 1-1 ndaj Athletic Carpit.

Në fund raporti paralajmëron se inkuadrimi i tij në ekipin e parë mund të ndodhë ‘shumë shpejt’, kjo për shkak të rrethanave të krijuara./Telegrafi/

Exit mobile version