Milaim Zeka argumenton se si Vetëvendosje ia vodhi idetë Ibrahim Rugovës

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook,ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ia ka vjedhur idetë Ibrahim Rugovës, sa i përket bashkimit me Shqipërinë.
Për ta dëshmuar këtë ai ka publikuar edhe një deklaratë të Rugovës të dhënë më 1991.
Postimi i plotë i Zekës në Facebook:"Qysh VV ja ka vjedhe idet Ibrahim Rugoves? Jam manjak i arkivave. Lexoni cfare ka then Ibrahim Rugova me 1991 Do të bashkohemi me Shqipni… Nëse ndryshohen kufijtë e Jugosllavisë, atëhere shqiptarët në Jugosllavi me plebiscit do të vendosin t`i bashkohet Shqipnisë, duke krijua kështu shtetin integral të shqiptarëve në teritoret e saja etnike. 7 milionë shqiptarë, autoktonë me tradita e kulturë europiane janë faktor stabiliteti në Ballkan dhe Europë. – Pika 3 . e deklaratës së Këshillit Koordinues te partive politike shqiptare – Kryetari – Ibrahim Rugova (HINA – 17.10.1991)" (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/





















































