Është metodë mekanike për kthimin në luspa të qelizave të vdekura, e cila prek shtresat më të thella të lëkurës në krahasim me procedurat e shtëpisë (skrabe, susakë) dhe stimulon prodhimin e qelizave të reja.
Në thelb, mikrodermabrazioni është rrjepje e butë dhe pa trauma e lëkurës.
Aparatet e tanishme janë të lehta në përdorim, të sigurta, sigurojnë luspim më të thellë dhe rezultat më të mirë: një hundëz dore dyston lëkurën me një thërrime diamanti industrial, teksa sistemi i vakuumit thith mbeturinat.
Mikrodermabrazioni mund të krahasohet me largimin e sopthave dhe lëkurës së vrazhdë me shpan (lloj shtufi gëlqeror). Sheshimi i shtresave sipërfaqësore të lëkurës e bën uniformë ngjyrën e fytyrës, kurse kursi i procedurave përshpejton procesin e prodhimit të qelizave të reja, duke i dhënë lëkurës lëmim dhe elasticitet.
Mikrodermabrazioni preferohet si procedurë përgatitore. Pasi sheshohen shtresat sipërfaqësore, ne e forcojmë veprimin e procedurave të tjera dhe lehtësojmë depërtimin e lëndëve në lëkurë, duke rritur efektivitetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Këshillë: Mos e ngatërroni mikroderrnabrazionin me dermabrazionin. Ato nuk janë e njëjta gjë. Dermabrazioni është teknikë e vjetruar për sheshimin e lëkurës me furçë teli. Në kozmetologjinë e sotme, për të arritur efekt të njëjtë përdoren laseri dhe pilingu i thellë kimik.
Fushat e përdorimit
Mikrodermabrazioni mund të bëhet në çdo pjesë të trupit, por më shpesh përdoret për zonat ku rrezet e diellit i nënshtrohen veprimit të fortë: fytyra, gusha, duart, gjoksi.
Rezultati i procedurës
Menjëherë pas procedurës lëkura duket e shëndetshme dhe e shndritshme. Pas kursit me gjashtë procedura lëkura lëmohet dhe rrudhat e cekëta zvogëlohen. Lëkura e dëmtuar nga drita ultravjollcë luspohet dhe toni bëhet uniform.
Lëkura e disa femrave ngjan si xhaketë lëkure. Nxirja shumë e errët nuk është më në modë, ndërsa për një rast të veçantë mund të përdoret, autonxirja.
Një paralajmërim për ju: mikrodermabrazioni nuk bën për këdo. Ndoshta edhe ju nuk jeni kandidati më ideal për mikrodermabrazion. Duhet ta dini patjetër, nëse i shkon kjo procedurë llojit të lëkurës suaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Është publikuar lista e dhjetë supermodeleve më të bukura në botë sipas raportit të artë
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova