LAJMI I FUNDIT:

Mijëra tifozë u detyruan të presim mbi dy orë dhe në temperatura të larta për të hyr në parkun e tifozëve, mungonte edhe uji

Mijëra tifozë u detyruan të presim mbi dy orë dhe në temperatura të larta për të hyr në parkun e tifozëve, mungonte edhe uji

Mijëra tifozë u detyruan të prisnin në radhë të gjata për dy orë e më shumë në temperatura të larta në parkun zyrtar të tifozëve të FIFA-s në Doha të Katarit.

Parku do të hapej në orën 16:00 me kohën lokale, por mbështetësit filluan të mblidheshin më herët gjatë ditës për të siguruar një hyrje të shpejtë.

Radhë të mëdha ishin krijuar tashmë në orën 15:30, por dyert nuk u hapën edhe për më shumë se një orë, me tifozët që nuk mund të blinin ujë për të qëndruar të hidratuar ndërsa prisnin radhën.


Nuk ka gjithashtu burime uji kudo përreth parkut të tifozëve dhe kjo po cilësohet një problem shkaku i temperaturave të larta.

Një grup tifozësh meksikanë kanë folur për Sportsmail duke treguar se kishin pritur më shumë se dy orë, por ende nuk kishin arritur të hynin brenda kampit.

“Ne kemi pritur këtu dy orë. Nuk mund të blejmë ujë, nuk kemi marrë me vete. Nuk e dimë se kur do të futemi brenda, sigurimi nuk na thonë asgjë. Shpresojmë se mund të hyjmë së shpejti”, ka thënë një tifoz.

Kishte dy radhë në të dyja anët e parkut të tifozëve dhe qindra roje sigurie u vendosën në hyrje të tyre duke mbajtur radhën.

Nuk u dha asnjë arsye për vonesën në hapjen e dyerve për të lejuar tifozët brenda parkut.

Një familje nga Shtetet e Bashkuara, e cila kishte pritur për gati 45 minuta, përfundoi duke u larguar nga radha, sepse u tha se fëmijët e tyre të vegjël nuk do të lejoheshin brenda.

“Ne nuk mund të hyjmë brenda me fëmijët, ata thonë se nuk do të jetë aq mirë për ta aty. Ne ndoshta do të shkojmë diku tjetër”, ka thënë nëna.

Mbështetësit që duan të largohen nga parku i tifozëve gjithashtu duhet të ecin 15 minuta për shkak se stacioni më i afërt është vetëm dalja.

Stacioni tjetër më i afërt është West Bay, por gjithashtu nuk ka ku të blihet ujë ose të mbushet shishe.

Tifozëve që zgjodhën të qëndronin në radhët e gjata, iu ofrua argëtim nga një grup muzikor i Katarit, të cilët po i binin daulleve. Por kjo zgjati vetëm rreth 10 minuta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori