LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz marshuan rrugëve të Budapestit në mbështetje të Viktor Orbanit

Mijëra njerëz marshuan rrugëve të Budapestit në mbështetje të Viktor Orbanit

Një turmë prej dhjetëra mijëra personash u mblodhën në kryeqytetin e Hungarisë në përkrahje të kryeministrit Viktor Orban një javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Bëhet e ditur se mijëra persona kanë marrë pjesë në të ashtuquajturin “Marshi i Paqes” në Budapest për të treguar mbështetjen e tyre për Viktor Orbanin dhe qeverinë hungareze.

“E gjithë bota po kërcen në teh të briskut, lufta mund të shpërthejë në çdo moment. Të gjithë duhet të flasin dhe të qëndrojnë për paqen”, tha një demonstrues.


Mbështetësit e Orbanit marshuan përgjatë lumit Danub në Budapest, duke valëvitur flamuj dhe pankarta ku shkruhej “Jo luftë”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, thotë kryeministri hungarez
Lexo po ashtu Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, thotë kryeministri hungarez

Ndryshe, Orban është udhëheqësi më jetëgjatë në Bashkimin Evropian, pasi ka qenë në pushtet për katërmbëdhjetë vitet e fundit.

Ai e ka fokusuar fushatën e tij për luftën në Ukrainë.

Kritikët thonë se thirrjet e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë do të rezultonin që Rusia të jetë në gjendje të mbajë territoret që ka pushtuar.

Në këmbim, Orban i portretizon kundërshtarët e tij si luftënxitës që kërkojnë të përfshijnë Hungarinë drejtpërdrejt në konflikt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori