Ndonëse zgjedhjet lokale nuk janë shpallur ende, partitë politike veçse kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave apo për kuvende komunale.
Mbështetur nga proceset e kaluara zgjedhore, edhe në këto zgjedhje pritet që me mijëra kandidatë të garojnë për pozitën e kryetarit në 38 komuna apo për ndonjë ulëse në ndonjërën nga 38 kuvendet komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se sa i përket certifikimit të kandidatëve që duan të garojnë në këto zgjedhje do të veprojnë njësoj sikurse bën për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke kërkuar verifikimin e kandidatëve në një numër institucionesh.
“Me qëllim të verifikimit të kandidatëve që duan të certifikohen në garën për kryetar komune apo për kuvende komunale, KQZ-ja do t’i drejtohet disa institucioneve të ndryshme, në këtë rast Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia së Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganave të Kosovës. Ne nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të listuar të gjitha rastet kur një person nuk është i aftë të certifikohet si kandidat, prandaj do të kërkohet për secilin prej kandidateve, nga secili prej këtyre institucioneve, të bëjnë verifikimin sipas fushës së përgjegjësisë që mbulojnë. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kohën pra kur të vijë periudha e certifikimit të kandidatëve që duan të kandidojnë që duan të garojnë në zgjedhjet lokale qoftë për kryetar komunë qoftë apo për kuvende komunale do të veprojë njëjtë sikurse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, tha Elezi, për KP.
Ndërkaq, i pyetur se si do të veprojë KQZ-ja lidhur me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret ligjore, pra nëse janë të shpallur fajtor për vepër penale me vendim të formës së prerë të gjykatës në tri vitet e fundit, Elezi sqaroi procedurën që do të ndjekë KQZ-ja.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 29, pikën Q, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person ‘i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit’. Prandaj, ne do të kërkojmë nga KGjK-ja që të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kjo periudhë do të llogaritet nga dita e zgjedhjeve lokale, varësisht se cila do të jetë, dhe tri vite mbrapa asaj date”, tha ai.
Verifikimi i kandidatëve do të mbetet sfidues për institucionet pasi bëhet fjalë për mijëra persona.
Vetëm në zgjedhjet lokale të vitit 2017, morën pjesë 204 kandidatë në garën për kryetar komune, ndërsa rreth 6,900 kandidatë për kuvende komunale.
Sipas KQZ-së, për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit të cilat ishin të parakohshme dhe u organizuan në një kohë të shkurtër, zgjedhjet lokale janë të rregullta dhe KQZ-ja do të ketë më shumë kohë për organizimin e tyre. Në këtë rast, sipas KQZ-së, edhe periudha e paraparë për institucionet e tjera do të jetë më e gjatë, por kjo do të vendoset saktë nga KQZ-ja, me miratimin e planit operacional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos