LAJMI I FUNDIT:

Mijëra izraelitë marshojnë në Tel Aviv, në mbështetje të shtetit palestinez

Mijëra izraelitë marshojnë në Tel Aviv, në mbështetje të shtetit palestinez

Mijëra izraelitë janë tubuar mbrëmë në Tel Aviv në mbështetje të krijimit të shtetit palestinez, ndërsa pjesëmarrësit e kanë bartur mbishkrimin “Dy shtete, një shpresë”.

Avi Buskilia, udhëheqës i organizatës joqeveritare izraelite, Paqe Tash, tha se pjesëmarrësit e marshimit po protestonin kundër “mungesës së ofrimit të shpresës nga qeveria, e cila kryen okupim, dhunë dhe racizëm”.

Organizuesit thanë se me këtë protestë është planifikuar shënimi i 50 vjetorit të okupimit izraelit të tokës palestineze.


“Ka ardhur koha që të dëshmohet tek izraelitët, palestinezët dhe e gjithë bota, se një segment i rëndësishëm i popullatës izraelite e kundërshton okupimin dhe dëshiron zgjidhje me dy shtete”, tha Buskila.

Isaac Herzog, lider i Partisë Laburiste në opozitë në Izrael, ka marrë pjesë në këtë tubim.

Para 50 vitesh, Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania, gjatë luftës gjashtëditëshe me shtetet fqinje arabe.

Aneksimi i Jerusalemit Lindor nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Në mesazhin dërguar protstuesve, presidenti i Autoritetit Palesatinez, Mahmud Abbas, tha se “është koha për të jetuar së bashku në harmoni, siguri dhe stabilitet”.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori