Çifti i njohur i estradës, këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi, kanë marrë vaksinën anti-COVID.
Dyshja shumë e njohur për publikun kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi, nga momenti i marrjes së vaksinës kundër coronavirusit.
Bëhet e ditur se çifti kanë marrë vaksinën e llojit AstraZeneca.
Ka qenë vet këngëtarja nga Mitrovica, ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram fotografitë nga momenti i vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në mbishkrimin e fotografive, dyshja e njohur iu kanë bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tyre që mos ta neglizhojnë këtë proces.
“Vaksinohuni ju lutem që të mbroni shëndetin tuaj dhe të tjerëve! Falenderimi ju takon gjithë personelit shëndetsorë në Kosovë”, ka shkruar Mihrija në Instagram.
Çifti i njohur përndryshe vazhdojnë të jenë mjaft aktivë në muzikë dhe televizion. /Telegrafi/