Miell e grurë i kontaminuar nga Serbia

Zyrtarët e Doganave të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të japin të dhëna për sasinë e misrit nga Serbia këtë vit dhe vitin e kaluar në Kosovë. Mediet gjermanofolëse shkruajnë të hënën në Gjermani se janë gjetur me mijëra tonë misër, i kontaminuar që është futur nga Serbia.
Gazeta gjermane online “Der spiegel” ka shkruar se në Saksoninë e Ulët, në Gjermani, janë gjetur të paktën 10 mijë tonë misër të papastër që ka arritur në atë vend nga Serbia e që përdoret për kafshë. Këto shifra i kishte dhënë të hënën Ministria e Bujqësisë në Hanover. Theksohet se më shumë se 3500 ferma në atë krahinë furnizohen me misër të kontaminuar me a?atoksinë marrë nga Serbia.
Edhe gazeta “Welt” shkruan se bëhet fjalë për 10 mijë tonë misër të kontaminuar që shfrytëzohet për ushqim kafshësh. “Spiegel” shkruan se në Gjermani janë importuar gjithsej 45 mijë tonë misër, përmes portit të Hanoverit dhe se në qarkullim janë edhe 25 mijë tonë jashtë përdorimit në depo në Bremen.
Këto gazeta shtojnë se sasi të pakta të këtij ushqimi për kafshë janë porositur edhe në Rajnën veriore të Vestfalisë, Saksoni, Branderburg, Shlezi – Holshtain dhe në Holandë. Mediet gjermane theksojnë se është shumë i mundshëm skandali i tretë për ushqimet pas mishit të kalit dhe dioksinit të vezëve, zbuluar në vitin 2011.
Kosova ka importuar nga Serbia hiç më pak se 9500 tonë grurë gjatë dy muajve të parë të këtij viti.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Lumir Thaçi, ka thënë se për secilën maunë që hyn në Kosovë po merren mostrat për analizë. /Zëri/Telegrafi/








































