[tag_tagmanagerringier]a Microsoft zbret çmimin e tabletit Surface RT - Telegrafi - Telegrafi Microsoft zbret çmimin e tabletit Surface RT - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Microsoft zbret çmimin e tabletit Surface RT

Microsoft zbret çmimin e tabletit Surface RT

Pas disa javësh që Microsoft njoftoi se po e zbret çmimin e tabletit të saj Microsoft Surface RT për përdoruesit amerikan, një zbritje zyrtare e çmimit tani ka ndodhur edhe për blerësit evropian.

Zbritja e çmimit për modelin 32GB Microsoft Surface RT për 33 për qind tashmë ka ndodhur edhe në Evropë, ku çmimi i tabletit në Mbretërinë e Bashkuar është zbritur në 279£ nga 399£ sa ishte më herët, dhe 329€ në Gjermani, 339€ në Francë, 337€ në Itali dhe 329 në Spanjë.

Çmimet e reja gjithashtu janë reflektuar edhe në faqen zyrtare të Microsoft për modelin 32GB Surface RT dhe Touch Cover, i cili tani vjen për 429€. / Telegrafi /