LAJMI I FUNDIT:

Microsoft të shesë 16 milionë tablet në Windows?

Microsoft të shesë 16 milionë tablet në Windows?

Sipas një raporti të ri thuhet se gjiganti i teknologjisë – Microsoft është duke synuar të shesë mbi 16 milionë tablet të bazuar në Windows, gjatë festave të fundvitit.

Dhe besohet se në arritjen e këtij qëllimi do të ndihmojë shumë edhe buxheti i marketingut të kompanisë e cila kësaj radhe arrin shumën prej 405 milionë dollarëve, një rritje kjo prej 241 milionë dollarëve sa ishte në vitin e kaluar.

Mirëpo ende nuk dihet nëse ky objektiv i shitjeve do të jetë domethënës për totalin e industrisë, kur dihet se raporti i ri i Gartner parashikon shitjen e 184 milionë tabletëve në nivel global, dhe kjo shifër do t’i përfshijë të gjithë prodhuesit e të gjitha modeleve dhe sistemeve operative. / Telegrafi /