LAJMI I FUNDIT:

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Microsoft po zhvillon modele me Al për të konkurruar me OpenAl, sipas The Information.

Sipas raportit, kompania me bazë në Redmond, Uashington, një mbështetëse e madhe e OpenAI, ka filluar testimin e modeleve nga xAI, Meta dhe DeepSeek si zëvendësues të mundshëm të OpenAI në Copilot.

Bëhet e ditur se Microsoft ka kërkuar të zvogëlojë varësinë e tij nga prodhuesi i ChatGPT-së, edhe pse partneriteti i tij i hershëm me startup-in e vendosi atë në një pozitë udhëheqëse midis kolegëve në garën fitimprurëse të AI.


Reuters raportoi në dhjetor se kompania ka punuar në shtimin e modeleve të AI të brendshme dhe të palëve të treta për të fuqizuar produktin e saj kryesor të AI Microsoft 365 Copilot, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Kur Microsoft njoftoi 365 Copilot në 2023, një pikë kryesore e shitjes ishte se përdorte modelin GPT-4 të OpenAI.

Ndërsa sipas raportit të The Information, divizioni me AI i Microsoft, i udhëhequr nga Mustafa Suleyman, ka përfunduar trajnimin e disa modeleve të cilat performojnë pothuajse njësoj si modelet kryesore nga OpenAl.

Ekipi po trajnon gjithashtu modele arsyetimi, të cilat përdorin teknika të zinxhirit të mendimit – një proces arsyetimi që gjeneron përgjigje me aftësi arsyetimi kur zgjidh probleme komplekse – që mund të konkurrojnë drejtpërdrejt me OpenAl.

Ndryshe, kompania po shqyrton lansimin e modeleve më vonë këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Teknologji
Kalo në kategori