LAJMI I FUNDIT:

Microsoft i shet të gjitha njësitë e tabletit Surface Pro 2 me 128GB

Microsoft i shet të gjitha njësitë e tabletit Surface Pro 2 me 128GB

Versioni i tabletit të Microsoft, Surface Pro 2 me 128GB thuhet se ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme në treg.

Microsoft së fundmi ka debutuar me gjeneratën e dytë të tabletit të saj të bazuar në sistemin operativ Windows, përkatësisht modelin Microsoft Surface Pro 2, dhe tani kompania ka publikuar disa të dhëna për suksesin e shitjes së krijuar nga ky model i tabletit.

Sipas Microsoft, versioni me memorien prej 128GB i Microsoft Surface Pro 2 është shitur tërësisht, pasi që tani këtë model kompania e ka listuar si jashtë stokut, në faqen e saj zyrtare.

Megjithatë, Microsoft Surface Pro 2 mund të blihet edhe më pak ose më shumë memorie, duke filluar prej 64GB, 128GB, 256GB apo 512GB.


Disa raporte mediale thonë se Microsoft ka edhe pak sasi të mbetur edhe të versioneve tjera të tabletit të saj. / Telegrafi /