Mickoski: Ulet akciza për dizelin dhe benzinën

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në konferencë për media deklaroi se kriza në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar krizë sidomos në sektorin e energjetikës.
“Më parë miratuam vendim për uljen e TVSH-së, nga 18 në 10% me çka penguam shok të madh të çmimeve. Maqedonia paguan naftën më të lirë në rajon, por analizat tona flasin se duhet përsëri të reagojmë. Për këtë shkak sot patëm seancë të jashtëzakonshme ku sollëm disa vendime”, tha Mickoski.
Mickoski tha se kanë sjellë vendim që të ulen akcizat për dizelin për katër denarë ndërsa për benzinat për dy denarë për litër.
Sipas tij nëse nuk do ndodhte kjo ulje, një litër dizel do të kushtonte përafërsisht 102 denarë, ose më shumë, ndërsa benzina do të ishte më shtrenjtë për 1.5 ose 2 denarë.Mickoski tha se kanë biseduar edhe me OKTË-n, të cilët lirimin e tyre do ta vazhdojnë deri në përfundimin e krizës.



















































