LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pres në janar që bankat të fillojnë të transferojnë një pjesë të mjeteve nga huaja hungareze tek kompanitë

Mickoski: Pres në janar që bankat të fillojnë të transferojnë një pjesë të mjeteve nga huaja hungareze tek kompanitë

Mjetet nga kredia hungareze janë siguruar, procesi është në fazë finale dhe tanimë në janar mund ta arrijmë atë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse janë nënshkruar marrëveshjet me bankat për kredinë hungareze dhe kur kompanitë do të mund të aplikojnë.

Mickoski tha se, edhe pse e bankave që tani i promovojnë, pret që pas Festave të fundvitit të fillojnë aktivisht të transferojnë pjesë të mjeteve deri te kompanitë, të cilat do t’i shfrytëzojnë.

“Lidhur me kapacitetin nëse do të shtjerren, nuk di. Unë dëshiroj të ketë shumë ide për biznes, por kjo varet nga sipërmarrësit, nga ekonomia dhe nuk varet nga Qeveria. Ne jemi këtu të ndihmojmë dhe të jemi partner i tyre dhe ta përkrahim punën”, deklaroi Mickoski.


Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e qendrës tregtare në komunën e Gjevgjelisë, Mickoski tha se mjetet nga Huaja hungareze mund të shfrytzohet edhe për lloj të tillë të invesitimeve, por deri në kufirin prej 10 milionë eurove.

Lidhur me atë se a është e mundur nëse mbetet një pjesë e mjeteve nga kjo kredi, të dedikohen për SHA EMV, duke marrë parasysh se ata marrin kredi me interes më të lartë, Mickoski tha se “mënyra dhe marrja e kredive ka qëllim tjetër”.

“Si Qeveri, qëllimi i jonë është e tërë kjo të konsolidohet dhe parakohe të paguhet, ashtu që të mos kemi transfere të mëdha të mjeteve me interes më të lartë. Mendojmë se që në vitin 2026, sipas planit, të cilin e kemi përpiluar me udhëheqësinë e SHA EMV-së, tani do të mund të flasim për kompani, e cila nga 200 milionë euro në minus, të vijë në një zero pozitive”, deklaroi Mickoski.

Mickoski edhe njëherë theksoi se qëllimi është që këtë vit të regjistrohen një miliard euro investime, të cilat, siç theksoi, do të na vendosin në tre të parët për kokë banori kur bëhet fjalë për investime të huaja.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori