LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pendarovski sillet si analist

Mickoski: Pendarovski sillet si analist

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, informoi se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në fjalimin e presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend para deputetëve.

Ai vlerëson se Presidenti në periudhën e kaluar është sjellë si “analist”.

Ai nuk dëshiron të ndërmarrë hapa konkretë. E sheh shpesh në publik duke nxituar, dhe kur ia del përpara, bën dy-tre hapa prapa, nuk i intereson nëse do të pëlqehet nga populli, por nëse do të pëlqehet nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, nga e cila pret mbështetje për mandatin e ardhshëm.


Vendi po zhytet në inflacion dhe në krim e korrupsion, kërcënime me bombë çdo orë dhe ai është i përjashtuar nga përgjegjësia, edhe pse ka nën autoritetin e tij një Agjenci të tërë Inteligjence. Nuk kam dëgjuar asgjë nëse po bëjnë diçka për sigurinë e qytetarëve”, tha Mickoski./Telegrafi/