LAJMI I FUNDIT:

Mickoski paralajmëron një investim të ri: Centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes, mbi 1 miliard euro investime në energjetikë

Mickoski paralajmëron një investim të ri: Centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes, mbi 1 miliard euro investime në energjetikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot njoftoi një investim të ri centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes dhe mbi 1 miliard euro investime në energjetikë, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

“Sot patëm takime me drejtuesit e “Kazançi Hollding”, e cila, përmes kompanive të saj energjetike që operojnë nën brendin “AKSA”, përfaqëson një nga gjigantët më të mëdhenj energjetikë në këtë fushë.

Me mbi 25 vjet përvojë, “AKSA Energy” është kompani lidere turke në sektorin energjetik dhe investitor global kyç në energjinë e qëndrueshme. Kompania ka një kapacitet të instaluar prej mbi 3.500 MW në 8 vende. Ndërsa pronari kryesor i “AKSA Energy”, “Kazançi Hollding”, operon në 22 vende në katër kontinente.


Në të kaluarën kam thënë se, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit, ne diskutojmë me investitorë të interesuar për ndërtimin e centraleve kogjenerative të gazit, të cilat në fakt janë e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për ajrin e ndotur. Dhe se çdo gjë tjetër do të nënkuptonte fshehjen e problemit.

Bëhet fjalë për centrale kogjenerative me një kapacitet të instaluar prej 500 MW, të cilat prodhojnë 4,1 TWh energji elektrike dhe 720 GWh energji termike në vit”, tha Mickoski njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Mickoski tha se lidhjet me rrjetin e gazit dhe të ngrohjes parashikohen të jenë me 0 denarë për amvisëritë, ndërsa çmimi i gazit natyror për to do të jetë shumë më i ulët sesa çmimi aktual në tregjet e bursave.

“I gjithë projekti, përfshirë ndërtimin e rrjetit dytësor të gazit, rrjetit të ngrohjes dhe centraleve kogjenerative, është projektuar si një investim prej mbi një miliard euro.

Ky investim nuk është i rëndësishëm vetëm për zgjidhjen e përhershme të problemit të ndotjes së ajrit, i cili është një nga problemet kryesore të qytetarëve, për të cilin jam shumë i vetëdijshëm dhe do t’ju gënjeja po të thosha se ka zgjidhje të shpejta, por edhe për potencialin energjetik të shtetit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori