LAJMI I FUNDIT:

Mickoski paralajmëroi aksion në gjyqësi dhe prokurori, Dimitrieska: Nuk mendoj për dorëheqje

Mickoski paralajmëroi aksion në gjyqësi dhe prokurori, Dimitrieska: Nuk mendoj për dorëheqje

Nuk mendoj për dorëheqje. Këshilli i prokurorëve publikë është në linjë të njëjtë me të gjitha institucionet tjera, të cilat angazhohen për luftë kundër korrupsionit dhe në asnjë moment nuk ka lejuar të përmendet në kontekst negativ, në asnjë nga raportet, si të huaja, ashtu edhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Punën tonë e kryejmë në pajtim me ligjin, të paanshëm, në mënyrë objektive dhe ashtu do të vazhdojmë. Unë nuk mund të komentoj deklarata të politikanëve, nuk do të doja. Këtë e theksoi sot kryetarja e Këshillit të prokurorve publikë, Dushica Dimitrieska pas seancës së Këshillit, si koment për paralajmërimet nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski për zbatimin e “aksionit të fuqishëm” në gjyqësi dhe prokurori.

Lidhur me rekomandimet nga ana e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) për Këshillin e prokurorëve publikë që t’i vendos jashtë funksionit vendimet për emërimin e saj në Këshillin drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë (AGJPP) dhe edhe për një anëtar të Këshillit, Dimitrievska tha se nuk ka pasur kurrfarë pengese ligjore që të jenë pjesë e Këshillit drejtues të AGJPP-së dhe potencoi se Këshilli ka mbajtur seancë të posaçme dhe ka marrë qëndrim pa mëdyshje.

Në shqiptimin e KSHPK, shtoi, thuhet se ndalet procedura për anëtarësim të anëtarëve të Këshillit në Këshillin drejtues, ndërsa ndërprerja, siç sqaroi, është marrë në bazë të dispozitës nga rregullorja për punë të KSHPK-së, ku thuhet se procedura ndërpritet në rast kur nuk do të konfirmohet shkelje e ligjit.


KSHPK muajin e kaluar porositi që Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë të ndërmarrin masa, me të cilat do t’i vendosin jashtë funksionit vendimet e veta për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të AGJPP-së, pasi vendimet kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për pengimin e korrupsionit dhe përplasje të interesave, si dhe të Ligjit për AGJPP.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori