Mickoski: Nuk mund të flasim në RMV për intelegjencë artificiale kur ende nuk ka kushte bazike, kredia hungareze është nevojë për komunat

Projekti për investime më të mëdha kapitale në komunat me mjete nga huaja hungareze nevojitej për t’u përmirësuar kushtet për jetë të qytetarëve. Me përfundimin e thirrjes së dytë do të kemi numër të madh të projekteve të realizuara, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, vlerësoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Nuk mund në shekullin 21 të flasim për intelegjencë artificiale, për tranzicion të madh të gjelbër, për teknologji përparimtare dhe për çka jo tjetër, e në shtëpi të kemi shembuj ku njerëzit shkelin në baltë, mbyten në fekale, vlerësohen në shtëpi me shiun e parë dhe nuk kanë ujë për pije. Kjo është pak hipokrite”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes në seancën e sotme të Kuvendit.
Thirrja e dytë, siç tha, është në vijim, ndërsa e para ka përfunduar. Përfundimisht me ditën e djeshme për thirrjen e dytë, 34 komuna kanë ngritur 197 propozim projekte për financim.
“Mjetet nga thirrja e parë për projektet e para në vlerë prej rreth gjashtë miliardë denarë, tashmë janë transferuar në komuna me programe të ndryshme. Disa nga komunat kanë përfunduar procedurat e tenderit dhe janë duke filluar zbatimin e këtyre projekteve. Unë personalisht kam qenë i pranishëm në disa dhe do të shkoj kudo që të jem i ftuar dhe ku jam i mirëpritur. Së bashku me 15 miliardë denarë nga thirrja e dytë, të cilat janë siguruar me nënprograme të ndryshme nga buxheti i ministrive të ndryshme, arrijmë në një shumë totale prej 21 miliardë denarë vetëm nga ky projekt”, tha Mickoski.
Për komunat, siç tha, të qasshme janë edhe programe shtesë, të cilat i kanë ministritë, siç është edhe projekti i zhbllokuar prej tre miliardë eurove nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor nga kredia e BIE-së, e cila qëndronte me vite e bllokuar pasi ministri paraprak ka vendosur ashtu, të mos u jep mjete kryetarëve të komunave nga OBRM-PDUKM-ja. Mjete të bllokuara nga Banka botërore për komunat, shtoi, ka pasur edhe në Ministrinë e Transportit.
Saktësoi se për thirrjen e dytë është diskutuar në Qeveri nëse duhet të jetë si thirrja e parë apo të lihet hapësirë më e gjerë që komunat të aplikojnë me më shumë projekte dhe të mos kufizohet në një periudhë të ngushtë kohore, por të jetë disa muaj.
“Kështu edhe vepruam. Ne si qeveri kemi marrë një vendim që kryetarët e komunave, pavarësisht se cilës parti i takojnë, kanë afat deri më 30 prill për të paraqitur një projekt që nuk do të kërkojë leje ndërtimi, por do të plotësojë kushtet ligjore për të qenë në gjendje të tenderohet. Kjo do të thotë se komunave u jepet edhe pak kohë për të marrë leje ndërtimi, që mendoj se është hap i madh”, tha Mickoski.
Ai ka konfirmuar se në mesin e 197 projekteve të parashtruara deri tani nga thirrja e dytë, nga gjithsej 34 komuna, ka edhe komuna, kryetarët e të cilave janë nga opozita.
“Ky nuk është kurrfarë problemi dhe nëse i plotësojnë kushtet sipas kritereve të parapara, projektet e tyre do të financohen nga Qeveria dhe do të realizohen. Janë me dhjetëra projekte të tilla të paraqitura nga komunat, ku kryetarët janë nga opozita. Për ne nuk është e rëndësishme përkatësia etnike, për ne nuk është e rëndësishme përkatësia politike, ne do të investojmë kudo në tërë territorin e shtetit unitar dhe askush nuk duhet të ketë dilemë këtu”, theksoi Mickoski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?