LAJMI I FUNDIT:

Mickoski kërkon hetim të detajuar për prokurorët në PSP

Mickoski kërkon hetim të detajuar për prokurorët në PSP

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kërkoi hetim të detajuar për prokuroren e PSP-së, Katica Janeva dhe marrëdhëniet e saj me dy të dyshuarit për rastin “Haraçi”.

Mickoski në konferencë për shtyp kërkoi hetim të detajuar mbi lidhjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të prokurorëve të tjerë, por edhe me pseudonimet që sipas tij, opinioni e di se ata janë pjesë e udhëheqjes së LSDM-së.

Ai njoftoi se ata do të përpunojnë zgjidhjen e tyre ligjore për prokurorinë publike, e cila, siç tha ai, do të bazohet në themelin e vërtetë dhe betejën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.


Duke iu referuar Ligjit të Prokurorisë Publike, Mickoski tha se me propozimin e LSDM-së, prokuroria, Katica Janeva duhet të avancohet në prokurore publike republikane, ndërsa prokurorët e tjerë të Prokurorisë Speciale Publike do të përfshihen në prokurorinë e re të prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin që duhet të formohet.

Kjo, tha Mickoski, është shkelje e Ligjit për PSP-në e cila parashikon që këta prokuror pas përfundimit të mandatit të kthehen në prokuroritë amë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori