Mick Jagger është duke u shëruar pas operacionit të suksesshëm në zemër

239:"DUBLIN, IRELAND - MAY 17: Mick Jagger of The Rolling Stones performs live on stage on the opening night of the european leg of their No Filter tour at Croke Park on May 17, 2018 in Dublin, Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images) 12:"Getty Images
Mick Jagger është duke u rikuperuar në New York pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër - raporton NME.
Ikona e "Rolling Stones" e ka zëvendësuar një valvul të zemrës, ndërsa mediat amerikane bëjnë të ditur se ai vazhdon qëndrimin në spital për të rimarrë veten.

"Ai po pushon aktualisht dhe rikuperimi i tij po shkon në drejtim të duhur", kanë thënë miqtë e muzikantit legjendar.

Këngëtari kishte bërë një kontroll rutinë, me ç'rast ishte zbuluar problemi në zemër dhe mjekët i kanë rekomanduar që të operohej.
Për shkak të operimit të tij, grupi "Rolling Stones" e anuloi pjesën amerikane të turneut "No Filter". /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































