LAJMI I FUNDIT:

Michelle Obama thotë se “as që tentoi të buzëqeshte”, gjatë inaugurimit të Donald Trumpit, si president (Foto/Video)

Michelle Obama thotë se “as që tentoi të buzëqeshte”, gjatë inaugurimit të Donald Trumpit, si president (Foto/Video)

Michelle Obama ka pranuar se ajo ‘as që tentoi të buzëqeshte’ gjatë inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve, kur vuri re mungesën e diversitetit midis mbështetësve të tij në turmë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-zonja e parë ka zbuluar se nuk mund të bënte një gjë të tillë, sidomos kur e kuptoi se “diversiteti i gjallë” që shihej nga dy inaugurimet e burrit të saj, Barack Obama tanimë po mungonte.


Në një libër, siç thuhet më tej, i cili do të publikohet sot, Zonja Obama tha se kontrasti i thellë midis ceremonisë së Trump dhe burrit të saj ishte tronditës.

Në një intervistë në Good Morning America, pak orë para lansimit të librit të saj, Zonja Obama ka zbuluar edhe mendimet e saj rreth presidentit aktual.

“Unë e kam thënë atë që unë do të vazhdoj ta them: të qenit Komandant Suprem është një punë e vështirë”, tha ajo. “Duhet të keni disiplinë, duhet të lexoni dhe duhet të keni njohuri, duhet të dini historinë, duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët tuaja…”.

Ajo tha se familja e saj – si amerikanë me ngjyrë – të qenit në Shtëpinë e Bardhë ishte njëkohësisht një “festë” dhe diçka “e urryer”.

“Prania jonë në Shtëpinë e Bardhë ishte kremtuar nga miliona amerikanë, por gjithashtu kontribuoi në një ndjenjë reaksionare të frikës dhe pakënaqësisë mes të tjerëve”, shkruan ajo në librin e saj. “Urrejtja ishte e vjetër dhe e thellë, dhe po aq e rrezikshme sa kurrë më parë”.

Michell Obama gjithashtu zbulon në librin e saj se kurrë nuk mendonte se burri i saj mund të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, sepse ajo nuk ndjehej sikur ‘vendi ishte gati’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori