Prodhuesi francez i gomave, Michelin, të premten deklaroi se ka shitur aksionet në kompanitë e saj në Rusi tek Power International Tyres, një distributor i gomave në këtë vend. Michelin Group nuk ka zbuluar asnjë detaj mbi çmimin e shitjeve.
Marrëveshja, e cila u aprovua nga autoritetet lokale, do të mbajë të hapura 250 vende pune, shumica e e tyre në fabrikën e vetme ruse të Michelin në Davydovo, bënë të ditur nga grupi.
Fabrika në Davydovo, e cila ndodhet afër Moskës, ka të punësuar 750 njerëz. Prodhon deri në 2 milionë goma në vit, kryesisht për veturat e pasagjerëve për tregun rus e gjithashtu edhe për disa nga tregjet e pjesës veriore të Evropës, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Michelin tha se ishte e pamundur që çdo punonjës të transferohej në Power International Tyres dhe kështu ata që dëshironin të largoheshin nga kompania do të lejoheshin ta bënin këtë “në kushte të favorshme”.
Kompania franceze ishte e pranishme në Rusi që nga viti 1997 dhe u bë kompania e parë ndërkombëtare e gomave që hapi fabrikën e saj të prodhimit atje në 2004.
Vitin e kaluar ajo njoftoi se po pezullonte aktivitetin industrial në Rusi dhe eksportet në vend për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit pas pushtimit të Ukrainës nga Moska. Pas njoftimit, Michelin tha se shitjet në Rusi përfaqësojnë 2 për qind të totalit të grupit dhe 1 për qind të prodhimit global të gomave të makinave.
Industria e gomave është goditur rëndë nga sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, të cilat kanë ndërprerë furnizimet e lëndëve të para kyçe dhe kanë mbyllur fabrikat që furnizojnë klientët jashtë Rusisë.
Michelin në prill kishte deklaruar se ndërprerja e aktiviteteve të saj në Rusi çoi në një rënie prej 25 për qind të vëllimeve në tremujorin e parë të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Ja pse tarifat e Trump mund ta bëjnë sigurimin e makinës edhe më të shtrenjtë në 2025 në SHBA

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shitjet e Teslas pothuajse përgjysmohen në Evropë

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe