LAJMI I FUNDIT:

Michel: Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Michel: Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, me anë të një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Charles Michel në Twitter.

Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit dhe për këtë është vendosur Tirana.


Pak ditë më parë, mediat në Beograd shkruan se Serbia ishte përjashtuar si opsion për mbajtjen e samitit për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Në këtë samit të rëndësishëm, BE pritet të dërgojë një sinjal edhe më të fortë drejt Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar momentin e krijuar nga lufta në Ukrainë për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori