LAJMI I FUNDIT:

Micevski: Xhaferi të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit

Micevski: Xhaferi të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së kërkon që sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, të caktojë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës – shpërndarjen e Kuvendit.

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikoll Micevski, tha se ata kanë dorëzuar iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit që nga 5 shkurti dhe kërkoi që të respektohet marrëveshja për zgjedhje të parakohshme më 12 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duam ta kujtojmë kryetarin Xhaferi për deklaratën e tij se Kuvendi duhet të shpërndahet më 12 shkurt, i cili tha se vetë do të sjell vendim që të shpërndahet Kuvendi. Xhaferi të jetë decid dhe të qëndrojë në fjalë, të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit, në të kundërtën, opinioni duhet ta ketë parasysh se kjo shumicë parlametare ikë nga zgjedhjet dhe marrëveshja e liderëve në prani të presidentit Stevo Pendarovski”, tha Micevski.


Ndryshe, nëse iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit vendoset në rend dite, që të miratohet duhet të votohet nga së paku 61 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori