LAJMI I FUNDIT:

Micevski: Urgjentisht të caktohet seanca për pakot ekonomike, deputetët e OBRM-PDUKM-së do të votojnë në Kuvend

Micevski: Urgjentisht të caktohet seanca për pakot ekonomike, deputetët e OBRM-PDUKM-së do të votojnë në Kuvend

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, sot në konferencë për shtyp kërkoi nga kryetari i Kuvendit të caktojë seancë për të votuar pakon ekonomike.

Ai tha se deputetët e opozitës janë të gatshëm të sigurojnë kuorum në Kuvend, vetëm që të votohen ligjet për ndihmë ekonomike për qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë momente në këtë konferencë për shtyp pas meje janë prezent të gjithë deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e seancës dhe të japin përkrahje për këto ligje nëse qeveria më në fund pajtohet ta thërret seancën”.


“Apeloj edhe njëherë, të ndërprejnë lojërat politike, taktizimet mbi shpinën e qytetarëve dhe ekonomisë, dhe që sot të caktohet seanca ku do të votohen ligjet”, ka deklaruar Micevski.

Pozita vazhdimisht e ka kritikuar opozitën për bllokim të Kuvendit dhe mos-votim të ligjeve për pakot ekonomike.

Partitë në pushtet tashmë disa muaj me radhë nuk arrijnë të sigurojnë kuorum në Kuvend, pasi disa prej deputetëve të tyre janë infektuar me COVID-19.

Kurse opozita shqiptare ka vendosur ta bllokojë Kuvendin me amendamente, për shkak se nuk u pranuar propozimi i tyre nga Qeveria, për ligjin për shtetësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori