Miami të pandalshëm, marrin edhe fitoren e dytë në finalen e Konferencës së Lindjes

Miami Heat është njëra nga skuadrat më në formë në Play-Off të NBA-së.
Skuadra nga Florida ka arritur në finalen e Konferencës së Lindjes, teksa ka marrë edhe fitoren e dytë në dy takimet e para ndaj Boston Celtics.
Pas 48 minutave lojë, Heat në fund triumfuan me pesë pikë diferencë 106-101.
Fundori slloven, Goran Dragic ishte basketbollisti më efikas tek fituesit pasi e mbylli takimin me 25 pikë, pesë asistime e tri kërcime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe qendra Adebayo me 21 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime, si dhe Robinson që e mbylli takimin me 18 pikë.
Kemba Walker shtoi 23 pikë, ndërsa dyshja Jayson Tatum e Jaylen Brown ka 21 të tjera për Bostonin, por që nuk mjaftuan për fitoren e Celtics.
Ndeshja e tretë finale e Konferencës së Lindjes do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës. /Telegrafi/





















































