LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti – Veliaj: Të punojmë për gjeneratën e re të shqiptarëve

Mexhiti – Veliaj: Të punojmë për gjeneratën e re të shqiptarëve

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Gjatë takimit Mexhiti dhe Veliaj biseduan rreth zbatimit të projekteve në interes të qytetarëve të kryeqyteteve.

“Në kryeqytetin shqiptar, në shtëpinë time të dytë, takimi me kryetarin e Tiranës, z. Erion Veliaj, ishte më shumë se një bashkëbisedim zyrtar; ishte një moment vëllazëror. Takimi kaloi përtej çështjeve administrative dhe u shndërrua në një ndarje të ndjenjave dhe ideve për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona”, tha Mexhiti gjatë takimit me kryebashkiakun e Tiranës.


Mexhiti tha se mikpritja e ngrohtë dhe përshtypjet që i ofroi Veliaj janë një dëshmi e lidhjeve të thella dhe vëllazërore”, ndërsa ky takim sipas tij, forcon angazhimin për një bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj tha se tani duhet punuar për gjeneratën e re të shqiptarëve, për një gjeneratë digjitale e cila edhe pse vjen nga shtete të vogla si tonat, është e gatshme me dituritë e saja të depërton thellë nëpër botë.

“Gjithmonë jeni të mirëpritur në Tiranë, dhe dera jonë është gjithmonë e hapur për vëllezërit dhe motrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut”, tha Erjon Veliaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori