LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Presim zhbllokimin në kohë sa më të shpejtë të pushtetit lokal

Mexhiti: Presim zhbllokimin në kohë sa më të shpejtë të pushtetit lokal

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në takimin e sotëm me ambasadorin e Republikës së Francës, Christian Thimonier shprehu përkushtimin e BDI-së për formimin e një qeverie reformuese që do të vazhdojë hapërimin e shpejtë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mexhiti e njoftoi kreun e diplomacisë franceze për opsionet e mundshme për përmbylljen e krizës si dhe stabilizimin politik të vendit, njofton AIM.

Në sferën e pushtetit lokal, nënkryetari Mexhiti e njoftoi ambasadorin francez me situatën e krijuar dhe pasojat juridiko-ekonomike duke shprehur nevojën sa më të shpejtë të zhbllokimit të pushtetit lokal dhe masat e ndërmarra në këtë drejtim.


Në shenjë falemenderimi për angazhimin diplomatik në procesin e tejkalimit të krizës politike, Mexhiti i dhuroi Thimonier-it një plaketë përkujtimore të Nënë Terezë si simbol i paqes dhe humanitetit njerëzor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori