LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Për 10 muaj rreth tre mijë mamografi falas

Mexhiti: Për 10 muaj rreth tre mijë mamografi falas

Që nga fillimi i vitit janë kryer më shumë se tre mijë ekzaminime në kuadër të programit skrining për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, tha sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Ai sqaroi se ministria e shëndetësisë po zbaton një program nacional skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Duke qenë se zbulimi i hershëm është kyç në kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë, në drejtim të parandalimit, po zbaton një program nacional për skrining, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këtë vit ai ka përfshirë gratë e moshës 45 deri në 69 vjeç që nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit si dhe gratë e moshës 40 deri në 44 vjeç që kanë një anëtar të familjes me kancer gjiri ose një faktor tjetër rreziku” – tha Mexhiti.

Mamografia , rikujtoi Mexhiti, është falas për femrat në program, përkatësisht pjesëmarrja mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë.


“Që nga fillimi i vitit në kuadër të këtij skriningu janë kryer më shumë se tre mijë ekzaminime. Risi të rëndësishme kemi zbatuar edhe në protokollin e ekzaminimit të gjirit. Gratë me ndryshime referohen në një zyrë të posaçme të gjirit, ku radiologu jep rekomandimet e nevojshme shtesë për biopsi dhe ekzaminime të tjera” – tha Mexhiti.

Me këtë sipas Mexhitit lehtësohet dukshëm qasja e gruas në shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Ai apeloi për rëndësinë e ekzaminimeve parandaluese dhe kujdesit për shëndetin, duke pasur parasysh se zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori