LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Kemi siguruar aparaturë të re bashkëkohore për Kirurgjinë Torakale

Mexhiti: Kemi siguruar aparaturë të re bashkëkohore për Kirurgjinë Torakale

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot ka vizituar Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup.

Siç njoftojnë nga ministria, për nevojat e pacientëve dhe të Klinikës, Ministria e Shëndetësisë bleu kolonën kirurgjikale të torakoskopit, e cila mundësoi që në këtë Klinikë të përdoret një sistem i gjeneratës së fundit nga prodhuesi amerikan Arthrex.

“Kjo pajisje është menduar për kryerjen e procedurave endoskopike torako-vaskulare minimalisht invazive në zonën e mushkërive, si standarde ashtu dhe specifike. Sistemi mundëson vizualizim shumë më të mirë të enëve të gjakut në krahasim me dritën e bardhë konvencionale, duke lehtësuar dhe përshpejtuar kështu ndërhyrjen kirurgjikale”.


“Teknologjia e pajisjes mundëson vizualizimin e shkëlqyer të rrjedhjes së gjakut para, gjatë dhe pas procedurës kirurgjikale, si dhe identifikimin më të lehtë të kufijve të indeve të caktuara, duke mundësuar kështu procedura më të sakta dhe më të shpejta kirurgjikale. Me këtë pajisje bashkëkohore, është e mundur të kontrollohen anastomozat vaskulare dhe perfuzioni, zbulimi i nyjeve limfatike”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Kolona kirurgjikale është blerë nga Ministria e Shëndetësisë për nevojat e Klinikës së Kirurgjisë Torakale dhe është investim prej 11,1 milionë denarë. Ministri i Shëndetësisë, Mexhti, së bashku me Kabinetin e tij, janë duke punuar intensivisht në përmirësimin e kushteve në objektet shëndetësore publike, me qëllim të shërbimit shëndetësor më cilësor për pacientët dhe kushteve më të mira të punës për punëtorët shëndetësorë”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori