LAJMI I FUNDIT:

Meucci: Barazia gjinore sfidë botërore

Meucci: Barazia gjinore sfidë botërore

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci përmes një deklarate për media me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, thekson se barazia gjinore mbetet sfidë e rëndësishme mbarëbotërore, përfshirë edhe Kosovën.

Lexoni të plotë deklaratën e tij:

“Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, EULEX-i i bashkohet betejës së të gjitha grave në mbarë botën për të drejta të barabarta të gruas dhe për barazi gjinore. Po ashtu, kjo ditë shërben si përkujtim i asaj se barazia gjinore mbetet sfidë e rëndësishme mbarë-botërore, përfshirë edhe Kosovën.


Këtë vit, OKB-ja e ka përsëritur zotimin e saj për barazinë gjinore duke e shpallur qëllimin e saj për ta arritur barazinë gjinore në nivel global deri në vitin 2030. EULEX-i është plotësisht i zotuar për ta mbështetur këtë synim dhe ta përfshijë perspektivën gjinore duke e fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë.

Si Shef i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, jam i kënaqur që Kosova e ka miratuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve dhe politikave me qëllim të sigurimit të barazisë gjinore.

Vitin e kaluar, autoritetet kosovare e kanë miratuar Ligjin e ri për Barazinë Gjinore.

Ai e ka një qëllim ambicioz, që ta arrijë nivelin prej 50% të përfaqësimit të secilës gjini në institucionet publike, duke i përfshirë pozitat vendim-marrëse si dhe në sektorët të cilët tradicionalisht ka qenë të dominuar nga meshkujt. Prandaj, është veçanërisht inkurajuese që ne shohim një trend pozitiv dhe shtim të përpjekjeve nga institucionet e Sundimit të Ligjit në Kosovë për ta përmirësuar përfaqësimin gjinor.

Megjithatë, ende ka hapësirë për përmirësim, veçmas në zbatimin e plotë dhe efikas të këtyre ligjeve për avancimin e grave drejt pozitave vendim-marrëse.

Unë vazhdoj të jem një përkrahës i fuqishëm i të gjitha femrave vendase dhe ndërkombëtare këtu në Kosovë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një sistem efikas dhe të pavarur të drejtësisë duke ofruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë.

Unë i nxis institucionet e Kosovës që ta pasqyrojnë dhe ta vërtetojnë rolin thelbësor të cilin e luajnë gratë në zhvillimin e një shoqërie prosperuese dhe demokratike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori