Një video në të cilën përdoruesja në TikTok, Lily ndau trukun e çuditshëm të gjyshes së saj, po përhapet sërish në platformën e videove.
Truku ka të bëjë me zgjerimin e xhinseve të cilat i binin shumë të ngushta.
Lily shpjegoi në fillim të videos se kishte blerë xhinse të përdorura në një masë më të vogël se zakonisht, por kur u kthye në shtëpi, kuptoi se ato ishin shumë të ngushta dhe gjyshja e këshilloi të bënte dush me to.
@bug318_ GUYS THIS IS HUGE !!!! #sustainablefashion #sustainable #showerinyourjeans #trusttheprocess ♬ original sound – Lily | 2024 Bride 💍🫶🏽🥂✨
“Po flisja me gjyshen dhe ajo më pyeti: ‘A ke bërë dush me to akoma?’ Unë iu përgjigja: ‘A nuk kam bërë dush me xhinse?’, tha ajo.
“Ajo vetëm tha: ‘Më beso, bëj dush, veshi nëpër shtëpi, shtriji pak, pastaj lëri të thahen në ajër dhe mos i fut në tharëse’.
Vajza ndoqi këshillën e gjyshes dhe për habinë e saj, të nesërmen xhinset i rrinin në mënyrë perfekte, sikur të ishin në përmasat e saj.
Videoja e saj në TikTok është pëlqyer shumë, duke u ndarë e ruajtur me dhjetëra mijëra llogari. /Telegrafi/