Meti dhe Shemi nga "Ilirët" sjellin këngën e re 'Ushtria e Kosovës' (Video)

Këngëtarët Meti dhe Shemi nga grupi i njohur "Ilirët", kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
"Ushtria e Kosovës" titullohet kënga e tyre më e re me motive patriotike, e cila i ka bërë për herë të parë bashkë në një duet dy artistët.
Muzika është punuar nga producenti Don Arbas, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Roy.
Videoklipi i këngës, i cili i është besuar M Production, ka sjell skena nga qyteti i Krujës, të ndërthurura me shumë elemente patriotike.
Ndonëse Kosova ende s'ka ushtri, duket se përmes këngëve, Meti dhe Shemi kanë arritur të shprehin dëshirën e madhe për formimin e ushtrisë kosovare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































