LAJMI I FUNDIT:

Meteorologët paralajmërojnë fundjavë me pasdite me reshje shiu

Meteorologët paralajmërojnë fundjavë me pasdite me reshje shiu

Drejtoria për çështje hidrometeorologjike njofton se nga fundi i ditës së sotme do të ketë paqëndrueshmëri të theksuar të motit, reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruara me bubullima. Ata sqarojnë se lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë mbi 60 km/h dhe breshër. Po ashtu edhe të shtunën moti do të jetë I ngjashëm,  gjatë paradites kryesisht koha do të jetë me diell dhe e ngrohtë me vranësira të pakta  deri në mesatare, ndërsa pasditja do të vijojë me reshje shiu.

DREJTORIA PËR ÇËSHTE HIDROMETEOROLOGJIKE

“Moti nesër paradite, kryesisht do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë mbi 60 km/h dhe breshër”.


Në Shkup kryesisht do të kemi mot me diell dhe shumë të ngrohtë, pasdite me vranësira të pakta deri në mesatare. Në një pjesë të luginës pasditja do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe stuhi afatshkurtër.

Për ditët në vazhdim nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike thonë se do të vazhdojë të mbajë një mot i paqëndrueshëm lokalisht , ku veçanërisht theksojnë ditën e diel në zonat perëndimore të vendit. /Shenja

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i Pejës: Nga plagët burri i vdiq në qershor, ndërsa dy orë para se t'i vdiste edhe djali, mes lotësh nëna kërkoi ndihmë

Rasti i Pejës: Nga plagët burri i vdiq në qershor, ndërsa dy orë para se t'i vdiste edhe djali, mes lotësh nëna kërkoi ndihmë

Lajme
“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve

“Është dal UDB-ash në lista të veteranëve", reagon ish-prokurori Blakaj që dikur merrej me listat e veteranëve të UÇK-së

Lajme
Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, e quan

Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, e quan "provokim" situatën në Aeroportin e Shkupit

Lajme

"Propagandë kundër Kosovës", Presidenca i reagon MPB-së maqedonase dhe tregon protokolin dhe privilegjet diplomatike

Lajme
Punë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjten, të premten 6 orë – rregullat e rejat në administratën publike në Shqipëri

Punë 8 orë e gjysmë nga e hëna në të enjten, të premten 6 orë – rregullat e rejat në administratën publike në Shqipëri

Lajme
Kurti sërish flet për planin e Qeverisë për hapjen urës së Ibrit

Kurti sërish flet për planin e Qeverisë për hapjen urës së Ibrit

Lajme
Kalo në kategori