Metaverse është më i madh se Facebooku – kush pritet të përfitojë prej saj?
Facebook nuk është e vetmja kompani që planifikon të fitojë prej Metaverse.
Aksionet e Nvidia (NVDA), lideri i industrisë në procesorët grafikë dhe çipa, janë rritur me 9 për qind pasi kompania raportoi të ardhura rekord dhe parashikoi fitime më të mira se sa pritej për tremujorin e saj të ardhshëm.
Nvidia zyrtarizoi NVIDIA Omniverse, një platformë për simulimin dhe dizajnimin e botëve virtuale. Kompania ka thënë se shpreson të shfrytëzojë 40 milionë dizajnerë 3D në tregun global.
“Kjo është vetëm maja e ajsbergut të asaj që do të vijë”, tha CEO, Jensen Huang, raporton cnn.
Prodhuesi i çipeve Qualcomm (QCOM) gjithashtu dëshiron të përfshihet në aksion, duke u thënë investitorëve se synon të jetë “bileta për në metaverse”. Kompanitë e ndryshe që nga Playboy deri te kompania diskografike Warner Music Group dhe gjiganti mediatik Disney diskutuan për Metaversen gjatë javëve të fundit.
Më pas është platforma e lojërave Roblox, e cila i lejon përdoruesit të krijojnë avatarët e tyre dhe të luajnë lojëra të krijuara nga lojtarë të tjerë. Aksionet janë rritur pothuajse 160 për qind që kur debutuan në Bursën e New Yorkut në fillim të këtij viti.
CEO i Epic Games, Tim Sweeney i tha CNN në Seul se Metaverse nuk do të krijohet nga një kompani. “Ai do të krijohet nga miliona zhvillues që secili ndërton pjesën e tij”.
Facebook bëri bujë kur ndryshoi emrin e saj të korporatës në Meta Platforms, ndërsa fokusohet në realitetin e shtuar dhe botën virtuale. Por nëse vizioni i saj për të ardhmen del jashtë saj, ajo nuk do të jetë e vetme në grumbullimin e fitimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ka kushtuar vërtet 6 milionë dollarë "krijimi" i DeepSeek?
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?
“Duhet të jetë një thirrje zgjimi për industritë tona”: Trump reagon rreth DeepSeek, pas rënies së aksioneve amerikane
Google Maps do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës
Musk me ide tjetër revolucionare - vështirë se do t’i rezistohet
Jini të kujdesshëm me DeepSeek kinez, thotë Australia - pra a është i sigurt për t'u përdorur?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama