LAJMI I FUNDIT:

Meta takon Avramopoulos: I domosdoshëm sigurimi i kufijve

Meta takon Avramopoulos: I domosdoshëm sigurimi i kufijve

Kreu i Shtetit shqiptar ka pritur në ambientet e Presidencës Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme e Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Në këtë takim, Presidenti Meta ka vlerësua nismat e KE për “Forcimin e angazhimit për Sigurinë dhe Migracionin” dhe për “Forcimin e Shtetit Ligjor” si dhe arritjen e marrëveshjes që mundëson operimin e ekipeve të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri.

“Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, u shpreh Presidenti Meta, transmeton tch.


Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi përparësore rezultatet konkrete në përmbushjen e reformave kyçe. “Çështjet e shtetit ligjor dhe të së drejtës mbizotërojnë jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë por edhe aktualitetin në vend”, theksoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Presidenti falënderoi Komisionerin Avramopoulos edhe për raportin pozitiv të Komisionit Evropian që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori