LAJMI I FUNDIT:

Meta shpërndan 110 Abetare në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Meta shpërndan 110 Abetare në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar qytetin e Manastirit, ku u prit nga ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi si dhe nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia.

“Me shumë emocion rikthehem në qytetin e mrekullueshëm të Manastirit, për të përkujtuar së bashku me vëllezërit shqiptarë në Maqedoni, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, këtë ngjarje historike për kombin tonë, që i bashkoi të gjithë shqiptarët rreth Alfabetit të gjuhës shqipe duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë”, theksoi presidenti.

Presidenti Meta ka vizituar shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit, dhe ka shpërndarë në mënyrë simbolike 110 Abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.


“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Shqiptarët janë faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit”, tha Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori